“Mirë apo keq rëndësi ka që fituam”, Gjasula pas ndeshjes me Bjellorusinë: Ja ku gabuam te të dyja golat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 18:12

“Mirë apo keq rëndësi ka që fituam”, Gjasula pas ndeshjes me Bjellorusinë: Ja ku gabuam te të dyja golat

Mesfushori i Shqipërisë Klaus Gjasula u shpreh pas fitores me Bjellorusinë se pavarëisht golave të pësuar, rëndësi ka që kuqezinjtë e fituan takimin.
gjasulaaaa
Për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, futbollisti i Hamburgut theksoi se ekipi i kuptoi gabim situatat te të dy golat.

“Gabimet në ndeshjen me Bjellorusinë – E filluam mirë, por unë mendoj që të dy golat e ngatërruam situatën, prandaj rrugën e gabuar. Prapë, të gjithë luftuam. I luftuam kundërshtarët në krosa. Disa gjëra ndonjëherë nuk ecin.

Paraqitja me dy ‘ekstreme’ ndaj Bjellorusisë – Normale, vetëm ekipet e mëdha nuk kanë frikë dhe panik dhe dinë ta kontrollojnë takimin. Do të krijohet ndonjë rast dhe nga rivalët. Prapë, e mbajtëm ndeshjen. Kishim mundësi të luanim më qetë. Mund ta kishim mbyllur më herët takimin. Gjithsesi, fituam, kjo është e rëndësishme. Nuk mund të themi që luajtëm mirë apo keq, rëndësi ka që fituam.

Vitin e ardhshëm Shqipëria në Ligën B – Atë nuk e di me kë ekip. Ta shohim. Është një aventurë e bukur, që çfarë mund të japim në fushë. Vendin e parë e kapëm”, deklaroi Gjasula.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"