Mirdita nuk fal, tripletë ndaj Shkëndijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2017 | 12:41

Mirdita nuk fal, tripletë ndaj Shkëndijës

Java e shtatë e Kategorisë së Tretë ka nisur dje me ndeshjen mes Mirditës e Shkëndijës së Tiranës, e cila ka përfunduar me fitoren e mirditorëve në shifrat 3-1.

Mirdita - Shkendija T

Skuadra e drejtuar nga Kollaj nuk e ka vendosur asnjëherë në diskutim triumfin, duke shënuar që në minutën e tretë me anë të Pepkolajt, i cili me një gjuajtje të bukur brenda zonës kundërshtare arrin të mposhtë portierin dhe të kalojë ekipin e tij në avantazh. Kryeqytetasit mundohen të reagojnë, por e kanë të vështirë, pasi Pjetri nga pika e bardhë, në minutën e 10-të, do të dyfishojë shifrat për ekipin e tij.

Në minutat e mbetura të pjesës së parë asnjë prej ekipeve nuk do të mund të gjejë golin, ndërsa takimi do të rihapet në të 85-ën, kur Kita shkurton rezultatin. Megjithatë, Mirdita nuk e vë në diskutim triumfin, pasi Picaku në minutën e fundit të kohës së rregullt realizon edhe golin e qetësisë për ekipin e tij.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"