Miqësorja/ Rezervat e Tomorit munden nga Albpetroli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 13:39

Miqësorja/ Rezervat e Tomorit munden nga Albpetroli

Dy ekipet rivale sezonin e kaluar, Albpetroli dhe Tomori, janë ndeshur dje në një miqësore në qytetin e Patosit. Tomori luajti në këtë ndeshje me një miks lojtarësh, ku pjesën dërrmuese të formacionit e zinin ata të stolit, pasi sot ka miqësoren me Apoloninë dhe titullarët janë ruajtur. Loja nisi e bukur dhe që në minutën e 50-të Tomori është pranë golit.

Tomori6

Një kros në zonë dhe Lirëza driblon edhe portierin, por në vijën fatale topi largohet nga Gropa. Patosarakët e përmirësojnë lojën dhe në minutën e 15-të shënojnë me anë të kapitenit Hidershaj, i cili godet saktë në zonë. Pjesa e dytë vazhdon me dominimin e Albpetrolit. Në minutën e 51-të Gjyla fiton një penallti, të cilën e merr përsipër Muhametaj, por Shumeli i thote “jo”.

Më pas Hatia godet bukur jashtë zonës, por mbi tra, kurse pak minuta më vonë ai është pa fat, teksa ndalet nga traversa. Në të 77-ën Gjyla fiton një tjetër penallti dhe këtë herë gjuan Prifti, duke e çuar rezultatin në 2-0. Tomori zgjohet në fund dhe shënon në shtesë golin e nderit pas një rrëmuje në zonë, ku Isufi godet fort dhe 2-1.

ALBPETROLI

Me këtë rezultat ka përfunduar kjo ndeshje, pas së cilës trajneri Marjol Miho është shprehur: “Luajtëm mirë dhe rezultati mund dhe duhej të ishte më i thellë, po të kemi parasysh rastet që kishim. Gjithsesi, më kënaqi loja dhe qarkullimi i topit”.

LUIS FEJZULLAH – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"