Miqësorja në Durrës, Dinamo mposht Teutën mes tensionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 13:35

Miqësorja në Durrës, Dinamo mposht Teutën mes tensionit

Teuta është mundur në ndeshjen miqësore ndaj Dinamos me rezultatin 1-2.

Collage Maker-03-Dec-2022-01.31-PM

Kjo përballje u zhvillua në “Olympik Park”, në kuadër të përgatitjeve para ndeshjes me Kukësin.

Sfida u zhbllokua në minutën e 33′ nga Prodani dhe në të 42′ Jazxhi riktheu baraspeshën. Pjesa e parë u mbyll në barazim.

Por rezultati ndryshoi në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 82′. Da Silva nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke vulosur fitoren e bluve në miqësore.

Gjatë miqësores nuk ka munguar tensioni dhe ekipet e kanë mbyllur me nga 9 lojtarë. Arbitri ka ndëshkuar fillimisht në pjesën e dytë me karton të kuq Lorenco Vilën e Teutës dhe Silvio Vokrrin e Dinamos për ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ndërsa në minutën e 90-të, Aldrit Oshafi i Teutës u kap me Redon Danajn e Dinamos. Arbitri kryesor, Mehmet Koçi, nuk toleroi dhe u nxorri direkt kartonin e kuq lojtarëve pas përplasjeve me njëri-tjetrin.

FORMACIONET ZYRTARE

Teuta/ Qirko, Gjinollari, Marku, Kuros Jazxhi, Kotobelli, L.Beqja, Karabeci, E.Vila, L.Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini

Dinamo/ Simoni, Vokrri, Dikson, Samake, Allmuca, Prodani, Smaçi, Daja, Bardhi, T. Marku, Denisson. Trajner: Nevil Dede
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"