Miqësore/ Partizani B “djeg” Dinamon, Mala dhe vëllai i Kordeiros protagonistë në fitoren ndaj “Bluve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 18:28

Miqësore/ Partizani B “djeg” Dinamon, Mala dhe vëllai i Kordeiros protagonistë në fitoren ndaj “Bluve”

Pavarësisht merkatos dhe ndryshimeve në strukturën drejtuese të klubit, Dinamo ende nuk po gjen ritmin e duhur për këtë sezon.

DINAMOOOO

“Blutë” janë mposhtur 0-3 nga Partizani B. Sfida e luajtur në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes u fitua bindshëm nga të kuqtë. 3 golat u realizuan nga Odeon Bërdufi, Esat Mala dhe vëllai i sulmuesit të Partizanit Uilliam Kordeiro.

PARTIZANIB-1170x650

Kujtojmë që Mala është ndëshkuar nga klubi i Partizanit duke u detyruar të stërvitet me ekipin e dytë të Partizanit për shkak se ka refuzuar të rinovojë kontratën me kampionët e Shqipërisë. Dinamo po lufton që të shpëtojë nga rënia nga Kategoria e Parë në grupin A.

Dinamo-Partizani B 0-3

Shënues: Bërdufi, Mala dhe Kordeiro

Formacioni i Partizanit: Zahimi, Pinari, Zenelak, Peqini, Gjinaj, Hasa, Allmeta, Mala, Gjeçi, Jaku, Berdufi
U aktivizuan: Arbana, Melani, Melo Jr. Trajner: Dritan Mehmeti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"