Miqësore dhe rikuperime te Bylisi, Dovedan ka plan të qartë për “pushimet”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 14:59

Miqësore dhe rikuperime te Bylisi, Dovedan ka plan të qartë për “pushimet”

Në Ballsh po mundohen që të harrojnë humbjen me Skënderbeun. Trajneri Veljko Dovedan dhe skuadra kanë përqendruar që të gjitha forcat te ndeshja zyrtare, atë që do të luajnë me Kukësin në transfertë. Edhe pse ka kohë mjaftueshëm deri në këtë përballje, pushimi do të shfrytëzohet maksimalisht për të rikuperuar të dëmtuarit dhe korrigjuar ndonjë gabim. 

Bylis

Bylisi mban vendin e dytë në renditje, por tashmë duhet që t’u ruhet rivalëve që po i ushtrojnë presion. Me fitoret e Laçit dhe Skënderbeut, gara është ngjeshur në Kategorinë Superiore. Dy humbje në 12 javë, sigurisht që janë pak për ballshiotët. Ata mbeten surpriza më e bukur e këtij kampionati dhe kjo ecuri mbresëlënëse është përtej çdo parashikimi. Skuadra pritet të jetë e plotë ndaj Kukësit.

pEPOSHI BYLIS

Ditmar Bicaj është duke ndjekur fizioterapinë dhe me shumë gjasa do të jetë gati javën që vjen nëse çdo gjë shkon sipas planit. Duke përfituar edhe nga ky pushim, edhe Antoni Beji do të jetë gati kundër nënkampionëve. Nigeriani ka qenë në stol në ndeshjen e fundit. Në Ballsh kanë planifikuar dy miqësore gjatë kësaj periudhe.

Nga sa bëhet e ditur, do të masin forcat me skuadra pretendente të së Parës ose do të shohin mundësinë për t’u testuar me ndonjë përtej kufijve. Është folur edhe për një ndeshje me Strugën, e megjithatë axhenda do të konfirmohet në vazhdim.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"