Milinkoviç: Kjo ndeshje ishte një turp! E kam marrë vendimin dhe do flas me presidentin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 15:23

Milinkoviç: Kjo ndeshje ishte një turp! E kam marrë vendimin dhe do flas me presidentin

“Besoj që sot lojtarët u përpoqën. Kukësi mund të dalë nga kjo situatë. Bëmë gabime amatore që nuk i kuptova. Rrjedha e lojës erdhi e tillë dhe ne nuk arritë të merrni asgjë. Unë e kam marrë vendimin tim, do flas me presidentin dhe më pas do vendos. Për mua është turp kjo humbja me Lushnjën.

Milinkovic

Do flas njëherë me presidentin, pastaj do jap një deklaratë për mediat. Nuk besoj se më ka tradhtuar njeri. Thjesht jam i zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes.  Kur humbet ka shumë arsye. Kur s’ka rezultati i pari që mban përgjegjësi është trajneri. Janë shumë gjëra të tjera. Besoj se do të kaloja filozofinë time tek ekipi. Nuk e kalova dot, ndaj po vuajmë. Edhe në jetë edhe në karrierë e kam mbajtur unë përgjegjësinë i parë. Pa dashur ti heq meritat Lushnjës, kjo ishte një ndeshje e turpshme për ne. Unë shpresoj që presidenti të marr një vendim të mirë për ekipin. Unë e kam marrë vendimin tim”, u shpreh trajneri Milinkoviç për mikrofonin e “Supersport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"