Milani në kundërsulm ndaj PSG-së, kërkon Kavanin në këmbim të Donarumës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 19:36

Milani në kundërsulm ndaj PSG-së, kërkon Kavanin në këmbim të Donarumës

Prej muajsh të gjithë janë në dijeni të një interesi të PSG-së për Xhanluixhi Donarumën dhe më në fund Milani ka reaguar. Sipas mediave franceze, klubi kuqezi u ka bërë një kundërofertë homologëve në kryeqytetin e Francës. “Djalli” ka kërkuar që në këmbim të Xhixhos të marrin Edinson Kavanin. Sulmuesi është ai që mund t’i duhet ekipit të Gatuzos pas një sezoni plot dritëhije, sidomos në aspektin ofensiv. Problemi i uruguaianit është paga e tij.

kavani

Ai arkëton 10 milionë euro në vit, pa harruar faktin që një bomber i tillë vështirë se mund të pranojë një projekt që nuk ofron Champions-in.

TË FITUARIT- Në rast realizimi të kësaj marrëveshjeje, Gatuzo do të kishte më në fund sulmuesin e ëndërruar që mund t’i garantojë të paktën 20 gola në sezon. Kavani këtë vit ka shënuar 40 në total (28 në kampionat). Edhe Mino Raiola do të ishte shumë i lumtur, pasi më në fund do të dërgonte Donarumën në Paris ku ndoshta nuk do të paguhej më shumë se te Milani, por do të kishte një vitrinë si ajo e Champions-it.

donaruma

Teksa PSG do të blindonte portën, njëkohësisht do të largonte Kavanin, duke i dhënë një tjetër sinjal Nejmarit në lidhje me konkurrencën në sulm dhe sidomos goditjen e 11-metërshave.

SKEMA- Siç bëjnë të ditur burime pranë Milanit, Rino Gatuzo do të hedhë në fushë një me modul ndryshe në sezonin e ri. Skema e re do të jetë 4-3-1-2, aq i parapëlqyer nga ish-presidenti Silvio Berluskoni. Kavani do të ishte në këtë rast partneri ideal i Kutrones, si në aspektin e lojës, ashtu edhe të përvojës.

Kavani Donaruma

Pas tyre do të luante Çalhanoglu në rolin që preferon më shumë (fantazist),, ndërsa Bonaventura do të rikthehej në mesfushë me Kesin dhe Biljan. Mbrojtja nuk do të pë- sonte ndryshime drastike, teksa në portë Pepe Reina ofron garancitë e duhura për të pasur Donarumën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"