Milani merr lajmin e keq, humbet mesfushorin para ndeshjeve me Lacion dhe Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 13:24

Milani merr lajmin e keq, humbet mesfushorin para ndeshjeve me Lacion dhe Juventusin

Milani ka lajmëruar se Samu Kastijeho ka pësuar një dëmtim dhe do i nënshtrohet tetsteve të mëtejshme për të parë shkallën e dëmtimit. Kuqezinjtë konfirmuan se mesfushroi i cili shfaqi probleme edhe gjatë barazimit 2-2 në fushën e Spalit, do ti nënshtrohet skanimit për të parë shkakun e problemit.

samu kastijeho

Mesfushori spanjoll i cili erdhi nga një dëmtim në këmbën e djathë do të bëjë sërish analiza të tjera. Kastijeho që erdhi nga Viarreali në vitin 2018 ka gjetur disi veten nën drejtimin e Piolit.

Deri tani Kastijeho ka bërë 19 paraqitje në Seria A ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste. Ndërkohë që Kastijeho pret për testet e tjera ku pritet të mungojë 1 javë, Milani do të duhet të bëjë pa shërbimet e tij në dy ndeshjet e vështira kundër Lacios dhe Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"