Milani arrin marrëveshjen me lojtarin e Premier Ligës, zbulohet kërkesa e Piolit për prapavijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 20:40

Milani arrin marrëveshjen me lojtarin e Premier Ligës, zbulohet kërkesa e Piolit për prapavijën

Nikola Milenkoviç vijon të jetë emri i preferuar i Milanit për të përforcuar prapavijën. Kuqezinjtë mendojnë të largojnë Leo Duarten dhe Mateo Muzakion, ndaj paraqesin nevojë për një qendërmbrojtës cilësor. 22-vjeçari i Fiorentinës vlerësohet 30 milionë euro dhe klubi toskan nuk pranon të ulet në bisedime për oferta më të ulëta.

Nikola+Milenkovic+ACF+Fiorentina+v+Atalanta+-267CpISxOrl

Lojtari serb thuhet se u është kërkuar drejtuesve nga vetë Stefano Pioli që kërkon të ketë në repartin e tërhequr një alternativë në lartësinë e Kjaerit dhe Romanjolit të cilët do të kenë nevojë gjithsesi për frymëmarrje kur ekipi të zbresë në fushë mes Kupës, kampionatit dhe Ligës së Europës. Kuqezinjtë kishin ideuar një shkëmbim me Lukas Paketanë, por mesfushori nuk i bind drejtuesit e Fiorentinës që për Milenkoviçin do të shqyrtojnë vetëm ofertat në para.

KORSIA TJETËR – Përveç qendrës, Milani kërkon një lojtar edhe për krahun e djathtë të mbrojtjes. Në orët e fundit klubi duket se ka arritur një marrëveshje me Serzh Orienë. 28-vjeçari ka cilësitë e duhura për korsinë ku Konti dhe Kalabria kanë përfaqësuar gjithmonë një hallkë të dobët. Pas akordit me afrikanin, kuqezinjtë do të duhet të bisedojnë me Totenhemin që ka një kontratë me lojtarin deri në verën e ardhshme. Londinezët kërkojnë të paktën 20 milionë euro, teksa edhe trajneri Murinjo ka dhënë bekimin e tij për largimin e Oriesë.

serge_aurier_of_spurs_in_action_during_the_premier_league_match__672930

Pretendimi i “Spurs” cilësohet disi i lartë duke qenë se mbrojtësi ka vetëm një vit kontratë, megjithatë te Milani nuk duan të nxitohen dhe njëkohësisht monitorojnë pistat Rojal (Barcelona kërkon 30 mln €) dhe Damfris për të cilin PSV-ja pret të arkëtojë 15-18 milionë euro. Ky i fundit ka si menaxher Mino Raiolën që mund të lehtësojë bisedimet, megjithatë fjala e fundit do t’i takojë Paolo Maldinit, që për repartin e mbrojtjes është një njohës tepër ekspert.

I VETOFRUARI – Marselo Herrera mund të jetë një tjetër përforcim për krahun e djathtë të mbrojtjes së Milanit. Menaxherët e 21- vjeçarit që luan për San Lorencon në Argjentinë, ia kanë propozuar të asistuarin e tyre Milanit. Prej dy vjetësh titullar i formacionit argjentinas, Herrera sivjet ka realizuar 14 ndeshje të zbukuruara me 3 asiste dhe një gol. Kontrata e djaloshit skadon pas një viti, ndaj Milani mund të përfitojë nga mundësia për ta blerë më skonto duke qenë se San Lorenco do të kënaqej edhe me 4-5 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"