Milan-Zaniolo, flet drejtuesi i kuqezinjve: Të shohim nëse krijohen mundësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 21:41

Milan-Zaniolo, flet drejtuesi i kuqezinjve: Të shohim nëse krijohen mundësi

Nikolo Zaniolo është në merkato dhe Milani ka hedhur sytë nga futbollisti i përfaqësueses italiane pasi mendon se mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Piolit. Frederik Masara, një nga përgjegjësit e merkatos së kampionëve të Italisë, ka folur sot për mediat italiane rreth kësaj hipoteze që ka lindur ditët e fundit.

ZANIOLO 3

“A do flasim me Romën për Zaniolon? Jo, jemi të përqendruar te ndeshja me Lacion dhe kampionati. Merkato është ende e hapur, por ne nuk kemi kërkesa të veçanta, të shohim nëse në vijim krijohet ndonjë mundësi, por unë e shoh shumë të vështirë.

Ne jemi të bindur që kemi një organikë të fortë, jemi një skuadër në gjendje që të konkurrojmë në  nivelet më të larta dhe duam që ta bëjmë një gjë të tillë deri në fund. Po rikuperojmë disa lojtarë të dëmtuar, na pret një finale e bukur e kampionatit”, tha Masara para fillimit të sfidës ndaj Lacios.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"