Milan-Sparta, Pioli synon renditje komode në Europë: Rrotacionin e urrej, Ibra gjithmonë gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 9:45

Milan-Sparta, Pioli synon renditje komode në Europë: Rrotacionin e urrej, Ibra gjithmonë gati

Kryesues në Serinë në A, Milani rishfaqet në Evropë me premisat e zakonshme. Misioni kryesor është ruajtja e ritmit që e sheh ekipin e Piolit pa humbje prej 22 ndeshjes. Në prag të ndeshjes së sotme në 18:55 kundër Sparta Pragës në “San Siro”, trajneri kuqezi ka analizuar takimin duke lënë të kuptohet se do të bëjë ndryshime në formacion.

pioli.milan.2020.21.applaude.derby.750x450

Ky, në Ligën e Europës, ju duket si grupi i duhur për rritjen e Milanit?

I yni është një grup i vështirë dhe që do të na sprovojë sepse rivalët tanë kanë vlera. Sparta, për më tepër, i ka fituar të gjitha ndeshjet e deritanishme në kampionat. Vërtet humbën 4-1 me Lilën, por për sa kohë ishin 11 kundër 11 ndeshja ishte e ekuilibruar.

Si është atmosfera në ekip pas barazimit më Romën?

Ne synojmë të marrim pikë maksimale në çdo takim. Ndaj Romës kërkuam fitoren dhe nga fusha dolëm me shumë pengje, megjithatë e dimë se jemi në rrugën e duhur. Më vjen mirë që djemtë ishin të mërzitur me barazimin sepse duhet të pretendojmë gjithmonë më të mirën.

Do të ndryshoni përsëri formacion?

Ndonjë ndryshim edhe mund ta bëj sepse pavarësisht rëndësisë së momentit, lodhja vijon të jetë e madhe. Nuk më pëlqen të flas për rotacion sepse i konsideroj të gjithë titullarë, ndaj kundër Spartës do të hedh në fushë ata që më japin më tepër garanci fizike.

Milan

Folët me Tatarushanun pas gabimit të së hënës?

Fola me “Tata”-n, ashtu si me të gjithë djemtë që analizova ndeshjen. Kam besim të portieri ynë e po ashtu edhe shokët e tij. Lojtarët duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin gjithmonë.

Në cilin repart ka nevojë të përmirësohet skuadra juaj?

Jemi ende në tetor, por më pyesni për janarin. Unë mendoj për ndeshjet e shumta që duhet të luajmë, por idetë i kemi të qarta tani siç do t’i kemi kur të na paraqitet rasti për të përmirësuar organikën. Kur do të pushojnë Teo dhe Kesi? Formacionin nuk ia kam bërë të njohur as lojtarëve sepse po bëj akoma disa vlerësime. Kemi ende dy stërvitje në program e kam edhe pak kohë në dispozicion. Kesi ka pushuar, ndërsa Teo do të pushojë në një moment të caktuar, fundja Dalo ka ardhur sepse i mbulon të dyja korsitë.

Si paraqitet gjendja e Ibrës?

Po luajmë shumë dhe do ta kem në konsideratë minutazhin e tij. Pas Spartës do të kemi më pak se 72 orë kohë për të pushuar pasi të dielën na pret Udineze. Nëse e pyes Zlatanin nëse e ndjen të luajë, jam i bindur që do të përgjigjet pozitivisht, ashtu si çdo lojtar tjetër i grupit. Për mua ka shumë rëndësi fakti që të gjithë janë gati fizikisht e mendërisht.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"