Milan, Roma e Lacio, por asnjë juventin. Italia publikon listën për miqësoren me Shqipërinë U18

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2021 | 17:31

Milan, Roma e Lacio, por asnjë juventin. Italia publikon listën për miqësoren me Shqipërinë U18

Përfaqësuesja shqiptare U18 është grumbulluar këto ditë për një ndeshje miqësore që do të zhvillojë më 18 gusht kundër bashkëmoshatarëve të Italisë në Koverçiano. Një test i mirë për skuadrën e drejtuar nga Ardi Behari, e cila po punon për edicionin pasardhës të eliminatoreve të Europianit U19, pasi lojtarët e përzgjedhur janë të datëlindjes 2004.

64-gol-3-1-gol-carboni-nazionale-under-18-amichevole-italia-austria-04-06-2021

Por padyshim që do të jetë një test i vështirë, pasi përballë është një përfaqësuese shumë e fortë si ajo italiane dhe kjo kuptohet nga emrat që trajneri Daniele Françeskini ka grumbulluar për këtë duel. Janë 24 futbollistët e grumbulluar nga ai për duelin me kuqezinjtë e vegjël dhe bie në sy prania e emrave cilësorë nga klubet më në zë të Italisë.

LISTA E ITALISË

Portierë
Tommaso Bertini (Atalanta), Luca Bolletta (Askoli), Davide Mastrantonio (Roma)

Mbrojtës
Niccolò Anut (Milan), Christian Biagetti (Fiorentina), Andrea Bozzolan (Milan), Gabriele Cagia (Xhenoa), Fabio Andrea Ruggeri (Lacio), Matteo Falasca (Roma), Alessandro Marrocco (Inter), Filippo Missori (Roma)

Mesfushorë
Federico Accornero (Xhenoa), Gabriele Alesi (Milan), Antonio Gala (Milan), Luigi Cherubini (Roma), Riccardo Pagano (Roma), Andrea Palella (Xhenoa), Niccolò Pisilli (Roma), Giordano Rossi (Lacio)

Sulmues
Valerio Crespi (Lacio), Michele Masala (Kaljari), Luca Polli (Sampdoria), Leonardo Rossi (Milan), Lorenzo Amatucci (Fiorentina).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"