Mesjava vendos piketat, të mërkurën “zbarkon” trajneri i ri i Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2018 | 14:00

Mesjava vendos piketat, të mërkurën “zbarkon” trajneri i ri i Kamzës

Kamza mbetet në pritje të trajnerit të ri. Vendi i mbetur bosh pas largimit të Julian Ahmatajt nuk është zënë ende. Klubi ka zbuluar vetëm që do të jetë trajner i huaj pasardhësi i tij, megjithatë zyrtarizmi po vonon. Gjithsesi, gazeta mëson që të mërkurën do të “zbarkojë” në Shqipëri boshnjaku, i cili prej ditësh ka nisur tratativat me drejtuesit kamzalinj. Fillimisht ai do të vijë për të folur më nga afër me klubin.

kamza

Ai do vendosë në tavolinë kushtet e tij, por njëherësh do e shfrytëzojë këtë vizitë edhe për parë ambientin. Në rast se boshnjaku, emri i të cilit vazhdon të mbetet “mister”, do mbetet i kënaqur, atëherë mund të ketë kalohet te firma dhe rrjedhimisht prezantimi i tij para mediave.

Në klub nuk duan që t’ia lënë gjithçka rastësisë dhe sidomos kur dihet që pjesës dërrmuese të grupit i skadon kontrata. Megjithatë, pa u emëruar trajneri, nuk mund të flitet për hyrje-dalje, ndaj logjikisht merkatoja mbetet e gjitha pezull. Për Kamzën kjo verë do të jetë realisht “e nxehtë”, pasi nuk duhet të mendojnë vetëm për përforcimin e grupit, por edhe për të blinduar disa nga lojtarët që mbyllën sezonin.

kamzaaa

Por e sigurt është që drejtuesve do u duhet që të nisin gjithçka nga e para, jo vetëm për pankinën, por edhe për organikën. Vend për t’u nxituar sigurisht që nuk ka, pasi gjasat janë që ekipi ta nisë fazën përgatitore në fillim të korrikut, ashtu si pjesa dërrmuese e ekipeve që do të militojnë këtë vit në elitë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"