Mesi nuk ndalet në ecurinë individuale, argjentinasi merr dy çmime në një ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 18:42

Mesi nuk ndalet në ecurinë individuale, argjentinasi merr dy çmime në një ditë

Lionel Mesi është një nga lojtarët më të mirë në botë që ka dominuar futbollin në dekadën e fundit së bashku me Kristiano Ronaldon. Megjithëse duket se këtë vit është disi larg fitimit të çmimit të “Topit të artë”, argjentinasi nuk ka të ndalur në ecurinë individuale.

20-5-696x364

Ditën e sotme ai ka fituar dy trofe në një ditë. Atë të golashënuesit më të mirë në Spanjë për sezonin 2017-2018 dhe atë të “Lojtarit të vitit”. Ndërsa kur është pyetur në lidhje me golin më të bukur ai u shpreh: “Nuk më kujtohen shumë, por mendoj se rëndësia e golave vlen më shumë se bukuria”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"