Mesfushori shqiptar drejt një rekordi të veçantë për Zvicrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2017 | 22:27

Mesfushori shqiptar drejt një rekordi të veçantë për Zvicrën

Kualifikimi i Zvicrës për në Botërorin e Rusisë duket se do të jetë akoma më i veçantë për mesfushorin me origjinë nga Kosova, Valon Behrami.

shqiptaret e zvicres

Zvicra siguroi kualifikimin për në fazën finale të Kupës së Botës, pasi kaloi në “play-off” Irlandën e Veriut, për herën e katërt radhazi, gjë që do të thotë se Behrami do të jetë lojtari i parë i Zvicrës që luan në katër Botërore.

Për herë të pari, shqiptari luajti në vitin 2006 në Gjermani, teksa kishte bërë debutimin në kombëtaren helvete një vit më herët, në 2015. Ai ishte pjesë gjithashtu, në 2010 në Afrikën e Jugut, si dhe në Brazil në 2014.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"