Mesfushori i Çelsit drejt largimit, reagon Lampard: S’e di nëse ka luajtur ndeshjen e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 14:05

Mesfushori i Çelsit drejt largimit, reagon Lampard: S’e di nëse ka luajtur ndeshjen e fundit

Mes zërave për një largim nga “Stamford Bridge” në merkaton e verës, trajneri i Çelsit, Frenk Lampard, tha në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Mançester Junajtidin se vetëm mesfushori i Çelsit ose klubi mund të japë një përgjigje nëse ai e ka luajtur ndeshjen e fundit për blutë e Londrës.

maunt

24-vjeçari ka edhe një vit kontratë, por bisedimet për rinovimin e saj janë ndërprerë. Produkti i akademisë së Çelsit është i dëmtuar dhe do të mungojë sot dhe në javën e fundit të Premier Ligës.

I pyetur nga gazetarët nëse Maunt nuk do ta veshë më fanellën e Çelsit, Lampard u përgjigj: “Nuk e di. Kjo nuk është një përgjigje që duhet ta japë unë, por është mes Mejzonit dhe klubit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"