Mesazhi i radhës, titullarët e Flamurtarit bëjnë apel: Qëndroni në shtëpi, sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2020 | 21:30

Mesazhi i radhës, titullarët e Flamurtarit bëjnë apel: Qëndroni në shtëpi, sepse…

Sulmuesi i Flamurtarit, Andi Ribaj, apelon që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi. Ai jep shembullin personal, teksa tregon se po qëndron i ngujuar për t’iu shmangur përhapjes së virusit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Ribaj deklaron se të gjithë duhet që të ndjekin rregullat, ndërsa thotë se kur del nga shtëpia përdor maskë. “Është një situatë e vështirë për të gjithë.

ribaj

Duhet që të respektojmë dhe të ndjekim të gjitha rregullat. Në shtëpi jam pjesën më të madhe të ditës. Dal ndopak, ndërsa bëj edhe stërvitje. Kur dal, përdorë maskë. U bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi. Unë ashtu bëj. Të gjithë bashkë do t’ja dalim”, thotë Ribaj. Sulmuesi nga shtëpia e tij ka realizuar edhe një videomesazh të publikuar në faqen zyrtare të klubit të Flamurtarit në rrjetet sociale.

MATEO QARRI

Edhe qendërmbrojtësi vlonjat, Mateo Qarri këshillon për kujdes dhe qetësi. Për “Panorama Sport”, vlonjati shprehet se po qëndron në shpëti në këto ditë të vështira. Ai deklaron se është i friksuar, por shpreson se shumë shpejtë vendi do të dalë nga kjo situatë.

QARRI

“Sigurisht që jam i friksuar nga kjo situatë, pasi koronavirusi ka prekur shumë njerëz. Nuk dalë nga shtëpia, qëndroj brenda. Kur më duhet ndonjë gjë me patjetër që të lëviz, përdor maskë. Por, them se do të dalim nga kjo situatë. Duhet kujdes i madh dhe të respektojnë të gjitha këshillat që jepen”, është shprehur Qarri për “Panoramasport.al”.

Ermal Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"