Mes Romës dhe derbit, fati i Stefano Piolit vendoset në 5 ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 19:13

Mes Romës dhe derbit, fati i Stefano Piolit vendoset në 5 ditë

Të shohim çfarë do të ndodhë kundër Romës dhe pastaj kushedi, sepse gjithçka varet nga kjo. Derbi titulli apo histori të ngjashme nuk e prekin edhe aq shumë Milanin e ditëve të sotme. E ardhmja e Stefano Piolit luhet e gjitha ose thuajse e gjitha në “Olimpico”. Në këto momente gjithçka e lidhur me qytetin e përjetshëm ku, në fund të fundit, Pioli po kërkon përjetësinë e tij te kuqezinjtë.

Pioli-11042024-MilanLive

Është një përballje banale dhe gjysmëfinalja e Ligës së Europës është kufiri midis një sezoni që mund të shpëtohet dhe atij që duhet hedhur në kosh. Plotësisht. Siç kemi shkruar, drejtuesit nuk e kishin marrë në konsideratë mundësinë e eliminimit nga Roma, e konsideruar si një kundërshtare më e dobët. Deri pak javë më parë llogaritej mosfitimi i kupës, sepse nga ana tjetër Liverpuli ishte (dhe ndoshta është ende, varet nga Atalanta) një pretendent i nivelit më të lartë. Roma jo, Roma do të ishte një surprizë e keqe.

LLOGARI – Prandaj, jo nga sot, diçka po lëviz. Ka pasur kontakte dhe bisedime, janë hulumtuar alternativa dhe, për momentin, mund të ndalemi këtu. Nëse Pioli do të fitonte Ligën e Europës, ose të paktën do të arrinte në finale, ka të ngjarë që pankina e tij të mbetet solide të paktën deri në përfundimin e natyrshëm të kontratës së tij që daton në qershor të vitit 2025. Përndryshe do të ketë ndryshime, pjesërisht sepse cikli mund të konsiderohet i përfunduar fiziologjikisht dhe pjesërisht sepse, dhe kjo vlen për të gjithë trajnerët, vlerësohen në bazë të rezultateve. Dhe kualifikimi në Champions-in e ardhshme nuk mund të konsiderohet objektiv i mjaftueshëm, pasi ishte minimumi që iu kërkua në fillim të këtij sezoni.

DËSHIRA E IBRËS – Por alternativat, po thoshim se ka disa. Ekziston një shpirt i fortë brenda drejtuesve të kuqezinjve, të cilët po shtyjnë për një trajner të huaj. Një tjetër, ndoshta i diktuar nga Zlatan Ibrahimoviç, i cili do të shkonte drejt e drejt Antonio Kontes, pavarësisht nga kërkesat për sa i përket rrogës dhe investimeve në merkato. Për më tepër, në pikën e dytë, administratorit Xhorxho Furlani ishte shumë i qartë: “Milani i ka llogaritë në rregull dhe nuk ka nevojë të shesë emra të mëdhenj”. Për më tepër, Milani mund të shpenzojë, gjithmonë me ndërgjegje, por pa preokupim dhe nuk do të rrijë duke parë si forcohen rivalët. Gjë që në përgjithësi na shtyn të mendojmë se merkato kuqezi do të jetë sërish i gjallë, ndoshta me disa dalje, por sigurisht jo e dorës së dytë.

EMRA TË TJERË – Konte nuk është i sigurt kështu që ia vlen të imagjinoni skenarët. I pari të çon te Lopetegi, ndoshta jo shumë tërheqës për tifozët, por sigurisht i vlerësuar me kujdes nga ata që duhet të zgjedhin përfundimisht zëvendësuesin e Piolit. I dyti kandidat është Gazhardo, një profil intrigues. I treti, siç u përmend, Antonio Contes, i cili ende nuk e ka zgjedhur destinacionin e tij dhe, siç thuhet, pret të kuptojë se sa i gjerë mund të jetë larmia e tij e zgjedhjes. Në kuptimin: për momentin vetëm Napoli është i interesuar për të, me të cilin bisedimet rifilluan janarin e kaluar. Ama, nëse pankina e Milanit do të ishte e lirë, është e qartë se ish-trajneri me siguri do ta mendonte pak. Më pas do të ishte Juve, e cila megjithatë duket se ka vendosur të punojë me Tiago Motën. Kjo është gjendja e deritanishme, e cila nuk paragjykon as mundësinë që Pioli të konfirmohet përfundimisht dhe as të dalë një emër i ri dhe aktualisht i papritur siç do të ishte Rober de Zerbi. E sigurt është se çdo gjë kalon nga Romë. Nuk ka kuptim të shihet për më larg, e ardhmja është e gjitha nesër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"