Merkatoja shpëtimi i vetëm i Dinamos, blutë ndryshojnë totalisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2019 | 13:18

Merkatoja shpëtimi i vetëm i Dinamos, blutë ndryshojnë totalisht

Humbja me Burrelin vërtetoi se shpëtimi i vetëm i Dinamos është afrimi i lojtarëve cilësorë në merkaton e dimrit. Kjo dihej, por ndoshta afrimet do të jenë më të shumta nga sa ishte parashikuar, duke e ndryshuar thuajse totalisht ekipin e trajnerit Kamarata. 

DINAMO

Përforcimet e bluve do të vijnë nga jashtë dhe bëhet fjalë për lojtarë që bëjnë diferencën në kampionat, por gazeta mëson se në shënjestrën e drejtuesve të Dinamos janë edhe disa elementë të spikatur të Kategorisë së Parë.

Emrat e tyre do të zbulohen shumë shpejt, pasi blutë nuk kanë kohë për të humbur. Bëhet fjalë kryesisht për lojtarë me përvojë të gjatë, që mund ta ndihmojnë Dinamon të mbijetojë.

S.Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"