Merkatoja e janarit, ja si u transformua Erzeni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2021 | 23:35

Merkatoja e janarit, ja si u transformua Erzeni

Erzeni ia bëri “malore” Dinamos. Ata fituan të dielën në transfertë përballë kryesuesve, duke hapur edhe garën në Grupin A.Erzeni

Golat ishin njëri më i bukur se tjetri. Fillimisht shënuan me anë të Mirjan Himës, pas një skeme fantastike, e cila nxori jashtë loje edhe prapavijën e kryeqytetasve. Ndërsa “vulën” e vendosi ajo kryevepër e Gëzim Hyskës. Tri pikë ndoshta nuk e shpëtojnë direkt ekipin, por japin shpresë për vazhdimësinë.

Shijakasit kanë “goditur” në merkato, pasi ishin afrimet e reja që dëshmuan cilësi dhe rritje në lojë. Sfida e radhës për shijakasit është ajo ndaj Orikut të vendit të 5-të. Ky takim do të luhet në shtëpi dhe futbollistët nuk kanë në plan që të falin pikë.

ERALD DERVISH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"