Merkato pezull, Vllaznia pret Tafilin e Krujën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2016 | 9:30

Merkato pezull, Vllaznia pret Tafilin e Krujën

Vllaznia nuk do që të nxitohet për merka ton. Përtej domosdoshmërisë për të pasuruar kontingjentin për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit e klubit nuk duan që të nguten.

vllazniaPër të mos përsëritur gabimet e së shkuarës që, në fakt, vazhdojnë të rëndojnë në llogarinë e shkodranëve, këtë herë të gjitha duan të jenë më të matur në “pazar”.

Hyrjet dhe daljet në ditët e fundit nuk po e bindin stafin teknik dhe e vetmja blerje e goditur mbetet ajo e Endri Vrapit.

Shkodranët

Mungojnë alternativat dhe duket se kuqeblutë “shpresat” i kanë varur te shkodranët. Alsid Tafili dhe Arsid Kruja janë në krye të listës, por tratativat me ta kanë ngecur. Klubi dhe vetë trajneri Cungu është në pritje të përgjigjes finale. Dhe, nëse do të gjendej gjuha e përbashkët, reparti i avancuar për Vllazninë mund të quhej pa dyshim i kompletuar. Por që shkodranët të bëhen pronë e Vllaznisë nuk është fort e lehtë. Sikundër dihet, Tafili është nën kontratë me skuadrën e Partizanit, ndaj që ky transferim të konkretizohej, duhet fillimisht edhe miratimi i klubit të kuq. Sakaq, situata e gjysmë- sulmuesit është krejt ndryshe. Ai është ende nën pronësinë e arabëve të Hajer Klub. Edhe pse Kruja nuk numëron asnjë minutë me këtë klub, lojtari ka një kontratë në Arabinë Sauditë. Dhe, nëse lojtari edhe për pjesën e mbetur të sezonit nuk e do të jetë pjesë e organikës së Hajer Klub, gjasat janë që ai të kërkojë “divorcin” paraprak dhe shanset që të vishet kuqeblu rriten.

“Shkes” për arritjen e një akordi të mundshëm është pa dyshim Aramndo Cungu, i cili në fakt edhe e ka stërvitur gjatë kohës që ishin te Laçi. Kontaktet dhe dëshira për të qenë pjesë e Vllaznisë nuk mungojnë, por procedurat mbeten pengesa e vetme.

Të tjerët

Vllaznia po kërkon me çdo kusht një sulmues. Armando Cungu u ka bërë “dalje” lojtarëve që nuk gëzojnë respektin e tifozëve dhe i pari që e ka pësuar është Mario Morina. Ka qenë vetë trajneri që ia mbyllur duart lojtarit në fjalë. Mirëpo, nga sa mësohet, në listën e teknikut është lakuar edhe emri i Dorian Bylykbashkit. E, megjithatë, prioriteti mbetet gjetja e një “bomberi” dhe, mbi të gjitha, e një lojtari që ka përvojën e duhur para portave kundërshtare. Në ditët në vijim pritet edhe ndonjë sulmues tjetër për provë. E, megjithatë, përtej dëshirës dhe planeve në letër, nuk dihet ende se çfarë do të rezervojë merkato e janarit në hyrje.

Përgatiti: ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"