Merkato në vendnumëro për Flamurtarin, sytë nga Greqia për portën e mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2019 | 13:59

Merkato në vendnumëro për Flamurtarin, sytë nga Greqia për portën e mbrojtjen

Flamurtari mbyll marrëveshjen me Ardit Hoxhajn. Pas lajmit të botuar dje në “Panorama Sport”, rikthimin e Hoxhajt e ka konfirmuar për “Panorama Sport” edhe administratori Sinan Idrizi. “E kemi mbyllur marrëveshjen me Ardit Hoxhajn. Ai rikthehet në Vlorë dhe do të jetë pjesë e Flamurtarit”, tha Idrizi.

flamurtarii

Ndërkohë, skuadra vlonjate ka shumë nevoja për afrime në merkato dhe ka disa role që kërkojnë të plotësohen me elementët e nevojshëm. Më konkretisht, Flamurtari është në kërkim të një portieri. Vlonjatët kanë nisur diskutimet për rikthimin e boshnjakut Adis Nurkoviç. Palët janë ende në bisedime, por duket se klubi ku Nurkoviç është aktualisht, Celik Zenica, nuk po i jep ende lejekalimin.

Tratativat do të vijojnë, por “Panorama Sport” mëson se drejtuesit duan që t’i paraprijnë çdo situate. Kështu, klubi ka hyrë në bisedime me një portier shqiptar që luan në kampionatin grek. Gjasat janë që portieri të mbërrijë në orët në vijim në Vlorë. Por bashkë me të, flitet se do të vijë në Vlorë edhe një mbrojtës, po nga kampionati grek.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"