MERKATO E VERËS/ Afrime dhe largime me peshë, ja tabela e plotë e transferimeve te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 19:34

MERKATO E VERËS/ Afrime dhe largime me peshë, ja tabela e plotë e transferimeve te Tirana

Mbrëmjen e djeshme përfundoi merkato e verës, për Kategorinë Superiore. Klubi i Tiranës ka kryer 8 afrime, ku nga këta spikasin, rikthimi i Majkëll Ngosë dhe Gentian Muçës, transferimi i Redon Xhixhës dhe blerja e Vesel Limajt. Ndërkohë largimet janë gjithashtu të bujshme, si Idriz Batha, Elton Kale, Agustin Torasa, Jurgen Çelhaka dhe Grent Halili. Praktikisht klubi kryeqytetas ka bërë një “revolucion” duke parë afrimet dhe largimet në këtë sesion të merkatos.

pjimage (3)

“Panorama Sport” ju sjell tabelën e plotë të merkatos verore të Tiranës:

TABELA E PLOTË E MERKATOS VERORE TË TIRANËS –

TIRANA

Afrime: Engjëll Hoti, Vesel Limaj, Realf Zhivanaj, Florjan Përgjoni, Redon Xhixha, Enur Totre, Majkëll Ngo, Gentian Muça;

Largime: Idriz Batha, Kristi Vangjeli, Elton Kale, Agustin Torasa, Ibrahim Sulei, Jurgen Vrapi, Tim Vairinen, Jurgen Çelhaka, Grent Halili, Andri Stafa (huazim te Burreli);

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"