Merkato e Partizanit, reagon drejtori Dervishi: Të mos cenohet harmonia në ekip!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 8:25

Merkato e Partizanit, reagon drejtori Dervishi: Të mos cenohet harmonia në ekip!

Klubi i Partizanit ka reaguar sa i përket lajmit te publikuar në “Panorama Sport” për mbrojtësin Andrea Koka. Drejtori sportiv i të kuqve, Dritan Dervishi tha se nuk ka asnjë dijeni për këtë lojtar.

ANDREA KOKA

“Nuk kam dijeni për futbollistin Koka. I vetmi person që njoh dhe që kam mik me mbiemrin Koka, është Nar Koka…

Përtej shakasë, do të doja që të bëhet kujdes me emrat që përmenden në merkato, sepse nuk dua të cenohet harmonia në ekip.

Kushdo që negocion me Partizanin duhet patjetër të respektojë edhe hierarkinë. Unë jam drejtori sportiv dhe nuk kam dëshirë që të krijohet amulli në ekip”, deklaroi Dervishi për gazetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"