Merkato e fortë, 13 qepje dhe asnjë gol, Besa ndalet nga Iliria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2020 | 23:51

Merkato e fortë, 13 qepje dhe asnjë gol, Besa ndalet nga Iliria

Besa e blerjeve të mëdha dhe e fillimit të mbarë të vitit me fitoren në Cërrik është ndalur në Pezë-Helmës nga Iliria. Një kundërshtar që u ka marrë pikë kavajasve edhe fazën e parë. Kavajasit e menduan ndoshta të lehtë këtë ndeshje dhe në fund nuk mundën të merrnin më shumë se 1 pikë. Iliria kishte marrë masa speciale për të mos humbur dhe ia arriti qëllimit. Besa pati edhe fatin kundër, teksa goditi shtyllën, iu anulua një gol dhe humbi shumë raste për shkak të mendjemadhësisë së disa prej lojtarëve të saj.

57165999_2709632855719173_3836708639297503232_o

Në minutën e 51-të, braziliani Gonçalves i Besës përplaset kokë më kokë me Gunin e Ilirisë dhe të dy lënë fushën për t’u transportuar me autoambulancë drejt spitalit. Më pas kthehen të dy në Pezë-Helmës me qepje në kokë.

NDESHJA – Në minutat e para, Iliria ndërmerr dy aksione të rrezikshme me Demirajn dhe pastaj me kapitenin Doçi, por pa rezultat. Më pas Besa vendos ekuilibrin dhe me kalimin e minutave ka epërsi territoriale. Megjithatë, aksionet e saj sulmuese nuk finalizohen saktë. Onuh nuk tregon asgjë nga potenciali i tij, kurse Çelhaka apo Lamçja, pavarësisht përpjekjeve, nuk arrijnë ta çojnë mbrojtjen e kujdesshme të Ilirisë dhe pjesa e parë mbyllet 0-0.

Në të dytën, futja në fushë e brazilianit Gonçalves e ndryshon lojën e Besës. Që në fillim, pas një aksioni individual nga e majta, driblimet dhe harkimi i tij në qendër të zonës sjellin golin e Çelhakës, por asistenti Llupi sinjalizon për pozicion jashtë loje.

Vetëm pas sekonda më pas Gonçalves depërton në qendër të zonës, godet fort dhe topi përplaset në shtyllën pingule e përfundon jashtë. Por braziliani është pa fat, sepse dëmtohet në kokë dhe zëvendësohet. Kavajasit shtojnë presionin dhe kanë shumë raste të tjera, që vazhdojnë t’i shpërdorojnë në mënyrën më naive. Iliria bëhet “gardh” në mbrojtje dhe reziston deri në fund. Miqtë marrin një

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"