Menjëherë protagonist te Teuta, Elmando Gjini: Kemi shumë presion, gjynah që jemi në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 18:43

Menjëherë protagonist te Teuta, Elmando Gjini: Kemi shumë presion, gjynah që jemi në fund

Elmando Gjini është kthyer menjëherë në protagonist në radhët e Teutës, duke u rreshtuar në qendër të mbrojtjes dhe duke u bërë i pakalueshëm për kundërshtarët. Ai ka qenë i tillë edhe në fitoren e sotme 3-0 ndaj Skënderbeut në kampionat.

bandicam 2024-02-03 18-32-47-044

“Kemi shumë presion të themi të drejtën, është gjynah që jemi në fund. Por besoj se do ia arrijmë, jemi ekip i fortë e do të vazhdojmë kështu.

Skuadra beson shumë, duhet të vazhdojmë kështu ndeshje për ndeshje. Duhet t’ia arrijmë, të jemi me këmbë në tokë dhe të dëgjojmë atë që thotë trajneri.

Shikueshmëri në Shqipëri? Nuk mendoj gjatë, por falënderoj shumë Teutën që më ka ndihmuar dhe shpresoj t’ia shpërblej në fushë.

Idhull nuk kam por mendoj vetëm të bëj më të mirën për çdo ditë”, tha Gjini pas përfundimit të duelit për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"