“Mendova të lija futbollin”, deklarata tronditëse e yllit të Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 15:32

“Mendova të lija futbollin”, deklarata tronditëse e yllit të Juventusit

Sulmuesi brazilian i Juventusit, Dagllas Kosta njihet për shpejtësinë e tij të frikshme, por nga ana tjetër shumë herë i mërzit fansat me dëmtimet e tij të shpeshta. Por dëmtimet e tij nuk i vuajnë vetëm tifozët e “Zonjës së Vjetër”. 29-vjeçari në një intervistë zbuloi se gjithmonë kur  dëmtohej e pyeste veten nëse duhej të rikthej të punonte apo të tërhiqej.

dugllas kosta

“Kurrë nuk ndihem mirë kur dëmtohem. Jam dëmtuar shumë shpesh dhe kohët e fundit kam menduar vërtetë tërheqjen nga futbolli. Kohët e fundit kam pyetur veten në qoftë se duhet të tërhiqem apo të vazhdoj të luaj, por kur shikoja ndeshje në TV e kuptoja që ky sport është pasioni im më i madh”, u shpreh Dagllas Kosta .

kosta ronaldo

Vlen të theksohet fakti se sulmuesi anësor i Juventusit ka humbur 10 ndeshje këtë sezon dhe ka zhvilluar 18 të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"