“Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës”, Fagu para takimit me Teutën: Objektiv kemi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 11:39

“Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës”, Fagu para takimit me Teutën: Objektiv kemi…

Tirana pret Teutën në Elbasan, në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu, u shpreh në konferencën për shtyp se skuadra e tij është gati dhe se do të kërkojë kualifikimin në gjysmëfinale.

fagu

“Kur vjen pas një humbjeje, një ndeshje ‘klasike’, gjithmonë duhet gjetur forca për t’u ringritur. Ajo ndeshje kaloi, tani jemi të fokusuar te takimi i Kupës, sepse dhe ajo ka rëndësinë e saj. Të gjithë lojtarët janë gati për këtë ndeshje, por besoj se mund të kemi disa ndryshime dhe një rrotacion të mundshëm.

Akoma nuk e kam vendosur. Kemi kohë deri nesër, kemi e stërvitjen sot. Kështu që mbetet për t’u vlerësuar.

Rrotacioni? Kjo është thjesht prej gjendjes fizike të lojtarëve, se dihet që kanë pasur shumë ndeshje. Kjo është arsyeja e vetme. Teuta është skuadër me vlera. Ndeshje Kupe, ka specifikë tjetër.

Ne e kemi diskutuar edhe dje. Për ne është e rëndësishme është vetëm ndeshja e radhës. Nuk mendojmë as ‘Final 4’. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, për të marrë maksimumin, për të marrë kualifikimin nesër, për të marrë tre pikët në kampionat. Duke parë vazhdimësinë pastaj, edhe objektivat dalin vetë.

Nuk është se do ndryshojmë shumë. Këto janë pjesë teknike që nuk kemi pse t’i deklarojmë para ndeshjes. Por nuk është se do bëjmë ndryshime të mëdha, përveç atyre që thash më parë.

Çdo ndeshje, si në Kupë ashtu dhe në kampionat, ka vështirësitë e veta, pasi diferencat nuk janë të mëdha. Kur bëhet fjalë për ndeshjet e Kupës, ka specifikë tjetër. Mund të shkojë dhe 120 minuta. Mbetet për t’u parë nesër si do shkojë ndeshja.

Unë gjithmonë jam optimist. Përpiqem t’ia përcjell edhe skuadrës. ata duhet të jenë të vetëdijshëm për vlerat që mbartin. Mendoj se ky ngërç psikologjik do kalojë shumë shpejt dhe të nisë që nesër.

Najdovski është akoma në fazë rikuperimi. Nuk kemi akoma një datë fikse se kur do të kthehet. Pastaj, pjesa tjetër e lojtarëve janë të gjithë të gatshëm.

Nuk është se kam ndonjë preferencë. Nëse kualifikohemi, gjysmëfinalja është gjysmëfinale. Do të jenë katër skuadrat më të forta të kompeticionit. Cilindo të kemi kundërshtarë, do ta vlerësojmë maksimalisht”, tha Fagu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"