Menaxheri i Hysajt: Rinovimi në interes të Napolit, por shkodrani ka besim tek…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 17:24

Menaxheri i Hysajt: Rinovimi në interes të Napolit, por shkodrani ka besim tek…

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Xhufredi, ka folur sërish ditën e sotme, për radion “Kiss Kiss Napoli”, në lidhje me një rinovim të mundshëm me Napolin, tashmë që shkodrani zgjodhi të vazhdojë aventurën me skuadrën e Ançelotit.

Hysaj

“Bisedimet për rinovimin e Hysajt filluan që në maj, por me largimin e Sarrit dhe mundësinë për t’u larguar në merkato, u ndërprenë edhe diskutimet e kontratës së re. Tani po presim shtatorin, për të folur për një tjetër kontratë të Elseidit, me Napolin. Ai beson te projekti i Napolit dhe nuk ka mbetur i zhgënjyer, por kërkon të kontribuojë gjithnjë e më shumë për skuadrën. Skuadra e Napolit ka më shumë interes ta rinovojë kontratën, pasi skadon në 2021. Për sa i përket klauzolës së tij, edhe presidenti ishte i gatshëm ta hiqte atë.”, tha Xhufredi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"