Menaxherët në seli, Kumbulla-Inter mungon vetëm firma. Ja prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 0:45

Menaxherët në seli, Kumbulla-Inter mungon vetëm firma. Ja prapaskenat

Jo vetëm Eriksen, Jang, Vidal dhe objektivat e tjerë për të tashmen. Interi shikon gjithmonë edhe nga e ardhmja. Në axhendën e drejtuesve zikaltër ditën e djeshme ishte parashikuar një takim me menaxherët e Marash Kumbullës, Xhani Vitali dhe Stefano Kastanja. 

marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Këta të fundit kanë përsëritur edhe një herë pëlqimin e mbrojtësit 19-vjeçar të Kombëtares për të pranuar destinacionin milanez.

FORMULA – Pak kohë më parë, gjatë asamblesë së ligës, ka pasur një tjetër kontakt të drejtpërdrejtë mes përfaqësuesve të Interit dhe atyre të Napolit, që janë përpjekur të hedhin bazat për një akord maksimal. Verona ka qartësuar menjëherë që nuk dëshiron ta shesë “xhevahirin” përpara merkatos së verës dhe mendon të arkëtojë së paku 20 milionë euro.

Kumbulla është një “xhol” me të ardhmen e siguruar dhe mbi të gjitha vetëm 20 vjeç: së pari siguron një bazë të rëndësishme për një periudhë të gjatë, por do t’i siguronte skuadrës së tij të ardhshme një vend “të lirë” më shumë në skuadër për tri sezonet e ardhshme.

Kumbulla Inter

Për më shumë, luan  prej kohësh në skemën me tre mbrojtës dhe do të përshtatej në mënyrë perfekte me skuadrën e Antonio Kontes.

Për të parakaluar konkurrencën, pasi në garë janë edhe Napoli, Juventusi, Lacio, Atalanta dhe Mançester Junajtid, Interi është gati të transferojë menjëherë në huazim Federiko Dimarkon dhe të zgjasë huazimin e Edi Salsedos te Verona për sezonin e ardhshëm, ndoshta duke vlerësuar si hipotezë edhe përfshirjen e të drejtës së blerjes për këtë të fundit.

Si gjithmonë, në biseda merkatoje janë detaje për t’u sistemuar, e rëndësishme për momentin është që Interi ndodhet në “pole” për Kumbullën.

AMRABAT – Ditë intensive për klubin e Zhang, që është takuar edhe me menaxherin e Sofian Amrabat, tjetër talent i Veronës: mesfushori flitet të ketë refuzuar pistën “Napoli” (që kishte akord me verdheblutë bashkë me Amir Rrahmanin) dhe zikaltrit kanë tentuar parakalimin.

Në selinë e Interit është parë edhe menaxheri i portierit Inut Radu, i cili ka nevojë të luajë dhe mund të largohet nga Xhenoa pas transferimit të Perinit.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"