Mema mendon për formacionin anti-Laçi, Muçi: Dua më shumë minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 12:10

Mema mendon për formacionin anti-Laçi, Muçi: Dua më shumë minuta

Ardian Mema ka nisur të mendojë për formacionin anti-Laçi. Trajneri i bardhebluve bëri disa prova për skuadrën që do të luajë në fushë. Si fillim, Mema mendoi një ekip pa Majkëll Ngonë në fushë dhe në pjesën e dytë të stërvitjes ndryshoi mendim dhe aktivizoi anglezin.

Tirana

E reja është që me siguri do të luajë nga minuta e parë Erando Karabeci, pas pesë muajsh pushim. Mema ka vendosur pak a shumë për mbrojtjen dhe qendrën e mesfushës.

1

Dyshimi i vetëm është sulmi dhe krahët, pasi në këto pozicione ka edhe më shumë lojtarë që janë në balotazh dhe mund të luajnë nga minuta e parë. Gjithsesi, deri të shtunën ka edhe dy stërvitje dhe më pas do të zbulohet 11-shja anti-Laçi.

2

 

Sulmuesi

Në një prononcim për “RTSH Sport”, Ernest Muçi kërkoi më shumë minuta nga Ardian Mema. “Sigurisht që dy golat që kam realizuar me përfaqësuesen U-19 tregojnë që jam në një formë të mirë dhe më motivojnë që të punoj edhe më shumë në të ardhmen.

ernest muci

Normalisht që vitet kalojnë dhe unë fitoj më shumë eksperiencë. Kam kërkesa të mëdha ndaj vetes, kështu që do të punoj më shumë, por shpresoj që edhe te Tirana të kem shanse të luaj më tepër. Nuk e kam menduar kurrë largimin apo huazimin. Jam pjesë e një grupi shumë të mirë”, tha Muçi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"