Mehmeti shfaqet i mërzitur pas humbjes në derbi: Dominuam lojën, por tre lojtarë të Tiranës zgjidhën ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 19:43

Mehmeti shfaqet i mërzitur pas humbjes në derbi: Dominuam lojën, por tre lojtarë të Tiranës zgjidhën ndeshjen

Dinamo humbi në derbin me Tiranën dhe pas sfidës foli trajneri i bluve, Dritan Mehmeti.

bandicam 2024-03-17 19-27-31-574

“Normalisht është e vërtetë, duhet të kishim menaxhuar më mirë në fillim sidmos në golin e parë por në golin e dytë smund të ishim aq naivë duhet të ishim më të qetë mund të bënim faull taktik që shkoi topi deri tek penalltia, por ky është futbolli vendoset nga episode. Skuadra tregoi forcë karakteri edhe pse kundërshtari na ndëshkoi. Më erdhi keq sepse se merituam të humbnim për atë që dhamë sot në fushë, duhet të ishim më të saktë para portës sepse goli nuk vjen vetë, duhet të ishim më të kujdesshëm. Në momentin që pësuam dy gola, kërkuam të luajmë “all in”.

Në 10 minutat e para menduam që të bënim pressing ultra ofensivë, më pas u prishën balancat. Patëm 2-3 mundësi para se të shënonte Tirana, por uk u treguam të përqëndruar dhe këto janë situata në derbi. Pavarësisht se si e mendojmë Tiranën, u munduam të bëjmë maksimumin, ne dominuam lojën por 3 lojtarë të Tiranës zgjidhën ndeshjen. Një moment që ka qenë tek Tirana, ka pritur Sali, nuk arritëm të futeshim në lojë, por patëm 3-4 raste.

Pas barazimit patëm mundësitë tona, ne ishim në ritëm, neglizhuam pak në vendosje, ne ishim aty dhe kishim besim të fitonim ndeshjen, po kërkonim golin e tretë. Çunat bën maksimumin dhe dhanë gjithçka se prandaj është derbi, duhet të ishte vetëm qetësia por ato janë momente, është shënjestra që duhet të rregullohet”, tha Mehmeti për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"