“Më vjen mirë nëse Partizani shpallet kampion”, Emiljano Vila: Do tentojmë përmbysjen në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2023 | 21:22

“Më vjen mirë nëse Partizani shpallet kampion”, Emiljano Vila: Do tentojmë përmbysjen në Kupë

Emiljano Vila ishte një nga protagonistët e fitores me përmbysje të Teutës përballë Tiranës me rezultatin 2-1 në javën e 32-të të Superiores. Mesfushori i durrsakëve u shpreh i lumtur për fitoren e skuadrës së tij dhe gjithashtu u shpreh dhe se do t’i vinte mirë nëse Partizani shpallet kampion.

bandicam 2023-05-06 20-43-00-136

“Të them të drejtën ndihem shumë mirë fizikisht, pas dëmtimit gjërat kanë shkuar mirë dhe shpresoj që të vazhdoj kështu, të ndihmoj skuadrën dhe të arrijmë objektivat. Më vjen mirë që shënova ndaj Tiranës, ekipi tregoi grintë në fushë. Falënderoj çunat që dhanë shpirtin në fushë. Vendi i katërt është i arritshëm, ne duhet të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, që është si finale.

Ne luajtëm për vete, personalisht më vjen mirë nëse Partizani të shpallet kampion, pasi kam luajtur për atë fanellë. Por kampionati është i bukur. Nuk e nisëm mirë ndeshjen, edhe për shkak të ngarkesës. Pas golit të Tiranës, gjërat ndryshuan. Ndihem mirë fizikisht dhe dua të jam kontributin tim që skuadra të arrij objektivat.

Ndeshja e Kupës? Është e vështirë, jemi mposhtur 3-0. Është një rezultat i thellë, por ne do të tentojmë përmbysjen, nuk e dimë si do të shkojë. Atmosfera është pozitive dhe në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne do të japim maksimumin dhe do të tentojmë përmbysjen. Më vjen mirë që edhe Lorenco shënoi. Një Vila gjithmonë shënon ndaj Tiranës, ndoshta na ecën me këtë skuadër”, ka thënë Vila për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"