Më shumë mundësi zgjedhjeje dhe eksperiment në të djathtë, Daja do fitoren ndaj Tiranën. Ja situata te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 8:21

Më shumë mundësi zgjedhjeje dhe eksperiment në të djathtë, Daja do fitoren ndaj Tiranën. Ja situata te Skënderbeu

Edhe pse me mungesa të shumta në ekip, Skënderbeu është gati për të luajtur ndeshjen me Tiranën me kokën lart. Me Muzakën dhe Turtullin jashtë prej një kohe të gjatë dhe Meksin që e ka mbyllur sezonin, korçarët duket se pjesën tjetër të ekipit e kanë në dispozicion të plotë.Skenderbeu festa e golit

Jashanica dhe Pollozhani kanë treguar se mund të jenë gati për këtë ndeshje. Ndërsa Daja dhe Krasniqi, të lënë pushim në takimin e Kupës, duket se janë në formë më të mirë dhe me shumë mundësi do të startojnë si titullarë ndaj bardhebluve. Ky është një plus i madh për Ilir Dajën që do të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje.

Por problemi kryesor mbetet linja e krahut të djathtë të mbrojtjes, atje ku me Meksin jashtë, korçarët nuk kanë asnjë lojtar tjetër natyral në atë pozicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"