“Me Rashitin do të kishim tjetër qasje”, Çela flet pas humbjes me Skënderbeun: Jam i mërzitur, nuk dua të flas për pretendimin e penalltisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 19:21

“Me Rashitin do të kishim tjetër qasje”, Çela flet pas humbjes me Skënderbeun: Jam i mërzitur, nuk dua të flas për pretendimin e penalltisë

Kukësi nuk arriti të dalë me pikë nga dueli me Skënderbeun në Korçë. Pas sfidës, foli edhe trajneri i Kukësit, Emiljano Çela.

bandicam 2024-02-11 19-11-17-815

“Jam i mërzitur pasi ishim munduar të përgatisnim mirë ndeshjen, e dinim që Skënderbeu ka skuadër të mirë, që në fillim nga një pakujdesi e vogël pësuam gol, por më pas hymë në lojë dhe qarkulluam topin. Edhe më pas ndikuan kushtet atmosferike, në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve do përpiqemi të punojmë dhe të shohim ndeshjen tjetër. Rashiti është i dëmtuar, nuk dua të flas për pretendimin e Kukësit për penalltinë. Në pjesën e parë patëm qarkullim dhe dominancë, patëm momentet tona të mira që mund të kishim shënuar. Jam i kënaqur nga ekipi, ky është maksimumi jonë, jam i kënaqur nga të gjithë lojtarët. Ruajtëm ekuilibrin edhe pse pësuam gol që në fillim. Nëse do të ishte Rashiti do të kishim tjetër qasje, por fatkeqësisht ai ishte i dëmtuar” deklaroi ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"