“Me Lionin nuk luajtëm futboll”, Ramsej: Të kthejmë faqe me Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 14:42

“Me Lionin nuk luajtëm futboll”, Ramsej: Të kthejmë faqe me Interin

“E dinim që do të kishte qenë një ndeshje e vështirë, pasi në Champions askush nuk të dhuron asgjë, por më shumë sesa Lioni ishim ne ata që nuk luajtëm futboll. Prandaj, në ndeshjen e kthimit duhet të nxjerrim në fushë Juventusin e vërtetë”.Ramsej ronaldo

Aron Ramsej është mjaft kritik ashtu sikurse të gjithë bardhezinjtë, lidhur me provën e djeshme, por ka besim se duke nisur nga dueli me Interin, skuadra do të dijë që të reagojë. “Nga një ndeshje e rëndësishme, na pret përpara një tjetër shumë e rëndësishme, prandaj me Interin duhet të kthejmë faqe.

Nëse për të analizuar duelin e kthimit me Lionin do të kemi mjaftueshëm kohë, tani duhet thjesht të zbrazim kokën nga gabimet e bëra sot (dje) dhe të fitojmë kundër Interit”, tha mesfushori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"