“Më kërkuan të merrja trajnerin në telefon se nuk e kishte numrin tim”, mesfushori tregon për ftesën e çuditshme në kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 14:48

“Më kërkuan të merrja trajnerin në telefon se nuk e kishte numrin tim”, mesfushori tregon për ftesën e çuditshme në kombëtare

Nadiem Amiri ishte një ndër emrat surprizë në listën e kombëtares Gjermane. Mesfushori i Leverkusenit, i cili numëron 24 ndeshje me U21 dhe 6 gola, u ftua nga trajneri Joakim Lëv, teksa ka zbuluar një moment tepër pikant në lidhje me ftesën e tij në kombëtare.

aMIRI

Më kërkuan të merrja trajnerin e kombëtares në telefon sepse nuk e kishte numrin tim. Në atë moment shpresat e mia u shtuan. E telefonova pas stërvitjes së ditës së enjte dhe më tha se do të isha pjesë e kombëtares së madhe. U lumturova pa masë dhe realizova ëndrrën time”, u shpreh mesfushori i Leverkusenit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"