“Më do Juvja”, Lokateli flet “pa doreza”: Ja çfarë më tha Kielini te penalltia me Spanjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2021 | 16:23

“Më do Juvja”, Lokateli flet “pa doreza”: Ja çfarë më tha Kielini te penalltia me Spanjën

Manuel Lokateli ishte një tjetër nga yjet që Italia vuri në vitrinë në këtë “Euro 2020”, protagonist absolut në sfidën ndaj Zvicrës me një dopietë, por edhe me një penallti të humbur ndaj Spanjës, ndonëse gjithçka shkoi shumë mirë.

lokateli

Por, pikërisht në ndeshjen me iberikët, një nga pamjet më të transmetuara është pamja kur Kielini, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës që vrapoi te Donaruma, qëndroi dhe përqafoi mesfushorin e Sasuolos, episod për të cilin “Loka” tregon: “Kur gabova atë penallti ndjeva të gjithë botën që të më binte mbi kokë. Isha i shkatërruar, por Kielini më doli përpara, më përqafoi dhe vazhdonte të më thoshte se ‘do të fitojmë ne’. Ishte fantastik, pati të drejtë dhe nuk doja ta besoja se ia dolëm në fund me Spanjën.

Madje, edhe gjatë finales, përpara penalltive, sërish Kielini ishte përkrah meje dhe vazhdonte të ma përsëriste se sërish do të triumfonim ne. Isha edhe unë në listë për 11-metërshat, pas pesëshes së parë, por më mirë që nuk më erdhi radha të gjuaja.

Tani me Kielinin te Juventusi? E di që Juvja më kërkon dhe pa dyshim që jam krenar për këtë, ndonëse për merkaton do të nis të mendoj nga nesër (sot). Nëse do të luaj me Kielinin te Juvja apo jo, për këtë duhet të presim, por ajo që unë di të them është se ajo që Xhorxho më transmetonte vetëm me një shikim apo me ato përqafime ishte një forcë e pashpjegueshme. Dhe ndoshta është kjo ajo që i bën këta persona kampionë të mëdhenj, brenda dhe jashtë fushe”, deklaroi për “Sportmediaset” Manuel Lokateli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"