Mbushet “kupa”, Kovaçiç e thotë hapur: Dua të largohem nga Reali…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 10:59

Mbushet “kupa”, Kovaçiç e thotë hapur: Dua të largohem nga Reali…

Mesfushori kroat Mateo Kovaçiç dëshiron të largohet nga Reali i Madridit. 24-vjeçari nuk po gjen hapësira në ekipin madrilen, dhe për këtë arsye ai dëshiron të largohet për të pasur më shumë minuta në këmbët e tij.

Kovacic

Kovaçiç u transferua nga Interi te Reali në vitin 2015 për 35 mijë euro teksa është aktivizuar vetëm 37 ndeshje në 3 vite me “galaktikët”.

Në një prononcim për “Marca”, kroati e ka shprehur hapur dëshirën për tu larguar. Totenhem dhe Juventus janë 2 pistat e mundshme, ndërsa nuk përjashtohet një rikthim te zikaltërit e Interit.

Kovacic Kroacia

“Dua të luaj më shumë dhe gjëja më e mirë është të largohem nga Madridi. Unë e dashuroj futbollin dhe dua të jem në fushë. Dua të jem motorri i një ekipi tjetër. Nëse nuk luaj, nuk jam i lumtur”, u shpreh Kovaçiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"