“Mbrojtësit e Interit të marrin helmetat ndaj Halandit”, këshilla speciale nga Alesandro Nesta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 0:04

“Mbrojtësit e Interit të marrin helmetat ndaj Halandit”, këshilla speciale nga Alesandro Nesta

Edhe për një specialist të rolit si Alesandro Nesta, të ndalësh Erling Halandin dhe Mançester Sitin është një detyrë tejet e vështirë për çdo mbrojtës.

nesta haland

Italiani ka komentuar përballjen që do të ketë skuadra zikaltër me sulmuesin norvegjez, duke u ndalur veçanërisht te prapavija.

“Halandin e kemi parë të gjithë sa i fortë është, por Mançester Siti ka shumë lojtarë cilësorë. Mbrojtja e Interit ka bërë shumë mirë deri më tani në këtë edicion të Champions League, por sigurisht që nuk do të jetë e lehtë në këtë finale.

Një këshillë për Darmianin, Açerbin e Bastonin për të ndalur Halandin? Të marrin me vete helmetat, do të jetë një betejë”, u shpreh ish-mbrojtësi i Milanit për “Prime Video”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"