Mbrojtësi i Romës sulm arbitrave: Mohuan dy penallti dhe akorduan vetëm 3 minuta shtesë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2018 | 23:46

Mbrojtësi i Romës sulm arbitrave: Mohuan dy penallti dhe akorduan vetëm 3 minuta shtesë!

Federiko Fazio, foli për mikrofonët e Mediaset Premium menjëherë pas ndeshjes me Liverpulin, dhe tha se ishte i kënaqur me arritjen e ekipit të tij, edhe pse kishte kunja për arbitrin e ndeshjes.

AS Roma v SS Lazio - Serie A

“Jemi të lumtur me rrugëtimin tonë në Champions League, dhe me paraqitjen e sotme.. Ky duhet të jetë vetëm fillimi, dhe kurrsesi fundi për ne. Për fat të keq, na u mohuan dy penallti, dhe arbitri dha vetëm 3 minuta shtesë. Tani na mbetet të mendojmë për të ardhmen dhe të ecim përpara. Do shpresojmë ta bëjmë sërish vitin tjetër.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"