Mbrojtësi i Kukësit: Me Tiranën bëjmë kthesën e madhe, Çela ka sjellë energji pozitive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 9:40

Mbrojtësi i Kukësit: Me Tiranën bëjmë kthesën e madhe, Çela ka sjellë energji pozitive

Kukësi e sheh sot Tiranën si “kamerdaren” e shpëtimit për t’idhënë fund ecurisë pa fitore në kampionat dhe marrë pikët qëdo ta afrojnë me rivalët mbi ta.

hgfh

Blutë vijnë në këtë sfidë me njëtrajner të ri në pankinë, ndaj do të përpiqen ta nisin sa mëmbarë. Për më tepër që luajnë në shtëpi e tyre dhe do të mundohen që ta shfrytëzojnë nëfavorin e tyre. Në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, verilindorët kanë dalë të mundur dhepa pikë, por mendojnë se kaardhur koha që kësaj here fitorja të anojë nga ana e tyre.

ZHONGO – Për mbrojtësin Vasil Zhongo, të gjitha ndeshjet embetura, Kukësi do t’i trajnojësi finale dhe ndaj Tiranës hyjnëpër të marrë maksimumin. Për “Panorama Sport” ai pohon seklima do të ndryshojë shpejt për Kukësin.

“Kjo ndeshje, ashtuedhe të tjerat që pasojnë për ne janë si finale. Nuk shohimse cilin kundërshtar kemi përballë, por do japim maksimumintonë. Është shumë e vështirëkur çdo javë jep 100% dhe nuk shpërblehesh me pikë. Gjithsesi,po e menaxhojmë mirë dhe jam i sigurt se e gjithë kjo klimë dotë ndryshojë së shpejti. Shpresoj shumë dhe kam besim se nesër(sot) do të kemi një kthesë në rezultate pozitive. Jam i sigurt sepas kësaj, gjithçka do të marrë rrjedhën e saj”, u shpreh fillimisht 24-vjeçari i bluve, një nga futbollistët kryesorë të Kukësittë këtij sezoni.

OPTIMIZMI – Përpos situatës jo të mirë që po kalojnë nëkampionat, ku janë në zonën që bien nga kategoria, në Kukësjanë optimistë se do t’ia dalin të arrijnë mbijetesën, sepse përpara ka ende shumë javë kampionat.

“Të gjithë ne në klub kemivetëm një mendim dhe për këtë gjë punojmë çdo ditë. Kemibesim se skuadra do të shpëtohet. Detyra jonë është që të bëjmëmë të mirën për t’ia arritur këtij qëllimi dhe në fund do t’iadalim”, u shpreh më tej autori i dy golave këtë edicion me Kukësin,i cili për asnjë moment nuk e ka humbur besimin se Kukësi do tëjetë sërish pjesë e Superiores. Zhongo, ndalet pak edhe tek atmosfera që ka sjellë trajneri Emiljano Çela në skuadër, siç. “Nëvetëm këto dy ditë mund të them se gjërat që shoh janë energjiapozitive dhe analiza taktike”, mbylli prononcimin e tij për gazetënmbrojtësi i bluve.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"