Mbledhje urgjente pas sherrit në Ballsh/ Laçi del me qëndrim zyrtar: Pezullim i përkohshëm për Nuabuezen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 0:05

Mbledhje urgjente pas sherrit në Ballsh/ Laçi del me qëndrim zyrtar: Pezullim i përkohshëm për Nuabuezen

Klubi i Laçi ka reaguar pak minuta më parë, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”-ut për incidentin e shëmtuar të ndodhur në ndeshjen Bylis-Laçi, ku një numër i madh futbollistës u përleshën me njëri-tjetrin.

nua6554

Kurbinasit bëjë me dije se pas një mbledhje urgjente kanë vendosur pezullimin e përkohshëm të sulmuesit Nuabueze, duke dënuar sjelljen e golashënuesit të sezonit të kaluar.

REAGIMI I LAÇIT:

Reagim i KF Laçi pas ngjarjes së ndodhur në ndeshjen kundër Bylisit

KF Laçi, pasi ka parë me qetësi gjithçka ka ndodhur përmes videove në ndeshjen me Bylisin, ka zhvilluar një mbledhje urgjente dhe ka vendosur pezullimin e përkohshëm të sulmuesit Kyrian Nwabueze. Sherri i djeshëm në sfidën me Bylisin dënohet nga klubi ynë, sikurse edhe sjellja e futbollistit tonë.

Pavarësisht arsyeve, nga ne nuk mund të pranohen veprime të tilla të dënueshme. Nisur nga gjithë situata e krijuar, Nëabueze do të jetë i pezulluar për momentin dhe ndaj tij do të merren edhe masa të tjera në një vendim të dytë. Dhuna në futboll nuk ka vend dhe ne si klub mbështesim futbollin e bukur dhe “fair-play”.

Urojmë dhe shpresojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më, pasi nuk i kanë hije këtij sporti të bukur. Ne si klub do të jemi në shërbim të vlerave dhe të rritjes së futbollit.

Laci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"