Mbledhje te Tirana, Halili flet me trajnerin dhe lojtarët pas ngjarjeve të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 21:49

Mbledhje te Tirana, Halili flet me trajnerin dhe lojtarët pas ngjarjeve të fundit

Situata te Tirana, pas humbjes me Skënderbeun nuk ka qenë aspak e qetë.

refik halili

“Panorama Sport”, mëson  se presidenti i Tiranës, Refik Halili prej gati një ore, ka zhvilluar një mbledhje me lojtarët, trajnerin dhe stafin, tek ambientet stërvitore, në fushën “Skënder Halili”.

Kujtojmë që pas ndeshjes me Skënderbeun, Julian Ahmataj dha dorëheqjen, e cila nuk u pranua nga presidenti Halili, që i kërkoi të vazhdoi punën normalisht.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"