Mbetet vetëm zyrtarizmi, një nga yjet e sulmit braktis Mançester Sitin për milionat e Arabisë Saudite
Mançester Siti fitoi “tripletën” e famshme në ediconin e fundit dhe është në rrugën e duhur drejt fillimit të një cikli fitues. Por milionat nga Arabia Saudite bëjnë që edhe yjet e “qytetarëve” të heqin dorë nga lavdia sportive, në këmbim të rrogave marramendëse.

Kjo është situata që po kalon Rijad Mahrez, pasi ylli algjerian i ka thënë “po” një oferte shumë të rëndësishme ekonomike nga Al Ahli. Ai pritet t’i bashkohet atje Roberto Fiminos, i cili kaloi pak ditë më parë në radhët e klubit saudit, për të krijuar një dyshe të frikshme sulmi në kampionatin që po mbledh shumë yje nga Europa.
Sipas mediave arabe, tani mbetet vetëm që Al Ahli të finalizojë marrëveshjen me Mançester Sitin për transferimin e futbollistit të cilin “qytetarët” e blenë për 60 milionë paund në vitin 2018 nga Leisteri.
PANORAMASPORT.AL













