“Mbështes klubin dhe Ligën e Kampionëve”, Hansi Flik: Super Liga e Europës është e dëmshme për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 16:09

“Mbështes klubin dhe Ligën e Kampionëve”, Hansi Flik: Super Liga e Europës është e dëmshme për…

Krijimi i Super Ligës Europiane ka sjellë polemika dhe reagime të shumta ku nuk kanë munguar dhe deklaratat e trajnerëve dhe ish-futbollistëve të ndryshëm.

flik

Një ndër ta ishte dhe trajneri i Bajern Mynih, Hansi Flik, i cili u shpreh se qëndron pas deklaratës së klubit dhe se Champions-i është formati më i mirë.

“Tani për tani kam çështje të tjera në kokë. Unë nuk i di të gjitha detajet, por  mbështes deklaratën e klubit dhe garën e Ligës së Kampionëve.

Unë jam me UEFA-n. Super Liga do të ishte jo e mirë për futbollin europian”, u shpreh gjermani Flik, i cili si duket e ka mendjen tek e ardhmja e tij që duket larg Bajernit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"