Mazrekaj nostalgjik për Duron: Uroj të mos bjerë nga Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2017 | 16:53

Mazrekaj nostalgjik për Duron: Uroj të mos bjerë nga Superiorja

Mentor Mazrekaj ishte njeriu i ndeshjes për Partizanin në fitoren 2-1 ndaj Flamurtarit. Fantazisti kosovar shënoi një supergol dhe fitoi një penallti që u kthye në gol nga Trashi, duke ndëshkuar ekipin që drejtohet nga ish-trajneri i tij në radhët e të kuqve.

Mazrekaj

Në një prononcim për “Gol pas goli” në përfundim të takimit, 28-vjeçari bëri këto komente:

“Jam duke e marrë veten. Nuk jam ende aty ku dua, më duhen edhe ca ndeshje, por po eci mirë. Shpresoj ta ndihmoj ekipin në objektivin madhor. Jemi në rrugën e duhur.

Mendoj se nuk ka fitore të lehta këtë vit, sidomos për një ekip si Partizani, që nuk shënon shumë. Mendoj se të gjitha ndeshjet do t’i fitojmë kështu.

U ndjeva mirë që e ndihmova skuadrën. Me Duron kam kaluar momentet më të mira te Partizani. Por tani e kam kundërshtar dhe i uroj suksese. Shpresoj të mos bjerë nga kategoria”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"