Mavraj mbërrin në Greqi, pozon me fanellën e Arisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 15:58

Mavraj mbërrin në Greqi, pozon me fanellën e Arisit

Mërgim Mavraj tashmë është prezantuar edhe zyrtarisht në ambientet e klubit grek të Arisit. Mbrojtësi i kombëtares sonë kishte arritur një marrëveshje disa ditë më parë, por vetëm sot ai e ka zyrtarizuar atë.

mavraj

Ka qenë vetë 32 vjeçari që ka postuar në “Instagram” një foto me fanellën e klubit ku dhe përshëndet në gjuhën greke. “Përsëndetje Selanik” ka shkruar qëndërmbrojtësi. Ai do të gjejë në klub futbollistin tjetër të kombëtares sonë, Migjen Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"