“Maveje, si Mesi apo Ronaldo”, Agustin Kola këshillë trajnerit Mema: Të nxjerrësh atë lojtar nga fusha….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2019 | 17:27

“Maveje, si Mesi apo Ronaldo”, Agustin Kola këshillë trajnerit Mema: Të nxjerrësh atë lojtar nga fusha….

Një nga futbollistët legjendarë të Tiranës, Agustin Kola, në një intervistë ekskluzive ditën e sotme për gazetën “Panorama Sport”, kritikonte ndër të tjera, Sulejman Memën, apo edhe Astrit Hafizin, për faktin se nuk është burrni të shash Tiranën kur je jashtë, dhe të mos thuash asnjë fjalë, kur janë pranë klubit.

Kola-Mema

Gjithashtu, Kola pati një koment edhe për trajnerin Ardian Mema, dhe për zgjedhjet që po bën në fushën e blertë. Ja një pjesë nga intervista.

E ndoqët Tiranën si këshilltar i presidentit Halili, si ju duket ky ekip që bën “dhurata” në sulm duke shpërdoruar raste flagrante dhe në mbrojtje që gabon dhe pëson?

Unë e nis me ndërrimet e trajnerit. Ardin e kam si vëlla dhe e dua fort, por sugjeroj të mos bëjë gabime të tilla me zëvendësimet. Të largosh Mavejenë, mendoj se është si të zëvendësojë Juventusi Ronaldon apo sikur t’i heqësh Barcelonës Mesin. Në këtë moment ai është nga ata lojtarët që po kontribuon dhe po nxjerr ekipin nga situata. Apo edhe për Kobinanë që gjithashtu e largoi. Ama, duhet thënë edhe që skuadra ka luajtur mirë, ka prodhuar futboll, bën raste dhe qarkullon. Nuk mund t’i mohojmë këto merita. Pastaj analiza ime bie mbi lojtarë si Hoxhallari dhe Doka për faktin se janë futbollistë të akademisë dhe e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë është ‘Tirona’. Ata duhet të luajnë 100 herë më fort se çdo lojtar tjetër në fushë, jo më që të bëjnë gabime. I duam në fushë të japin zemrën e ta mbajnë peshë skuadrën. Ua them atyre dhe juve, të gjithëve me garanci dhe bindje të plotë që për situatën aktuale, të tjerët nuk kanë ekip më të mirë se Tirana. Harrojeni!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"